Vrasja e ambasadorit rus/ Turqia dënon me burgim të përjetshëm 5 persona

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vrasja e ambasadorit rus/ Turqia dënon me burgim të përjetshëm 5 persona

Një gjykatë në Ankara dënoi me burgim të përjetshëm pesë persona për vrasjen e ambasadorit rus në Turqi, Andrei Karlov. Ngjarje e ndodhur në vitin 2016.

Salih Yilmaz u shpall fajtor për urdhërimin e Mevlüt Mert Altintas për të vrarë Karlov. Ai u dënua me burgim të përjetshme. Edhe Sahin Sogut, i cili cilësuar si organizatori i vrasjes, mori një dënim të ngjashëm.

Sakaq, edhe tre të pandehurit e tjerë u dënuan me burgim të përjetshëm për përfshirje në atentat.

Karlov u vra më 19 dhjetor 2016, gjatë një fjalimi në hapjen e një ekspozite fotografish në Ankara. Ministria e Jashtme e Rusisë e përshkroi incidentin si një sulm terrorist.

Advertisement

Andrei Karlov u qëllua për vdekje nga një polic në detyrë, Mevlut Mert Altintas, 22 vjeç, ndërsa fliste në një ekspozitë fotografishë që u hap në kryeqytetin turk më 19 dhjetor 2016.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy