Vrasja që shokoi Greqinë/ Pse gruaja u mbyt për vdekje, kurse burri shpëtoi?

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vrasja që shokoi Greqinë/ Pse gruaja u mbyt për vdekje, kurse burri shpëtoi?

Një nga pyetjet që autoritetet greke përpiqen t’i kthejnë përgjijgje është fakti pse grabitësit torturuan për vdekje 20-vjeçaren, dhe nuk i bënë asgjë bashkëshortit, i cili që nuk tregoi rezistencën më të vogël, madje u tregoi se ku ishin paratë.

 

Zyrtarët po punojnë të kuptojnë gjithashtu arsyen pse grabitësit e mbytën të renë, kur mund të përdornin armën.

 

Advertisement

“Në vdekjen mbytëse kur ka një kontakt të zgjatur fizik, autorët e veprës kanë mundësinë të tërhiqen. Por ata nuk e bënë këtë. Kjo tregon qartë qëllimin e tyre për të vrarë.”

 

Dyshohet edhe se autorët mund të kenë qenë nën efektin e drogës kur e kanë kryer krimin. Ndërsa po shqyrtohet mundësia se 32-vjeçari mund të ketë humbur ndjenjat në një moment dhe grabitësit besuan se edhe ai kishte vdekur.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy