
Presidenti i serbise, Aleksander Vuçiç, është takuar këtë të enjte me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, në Soçi.
Dy udheheqesit do të bisedojnë rreth temave kryesore politike, bashkëpunimit tregtar dhe çmimin e gazit.
Advertisement
Në këtë takim pritet të diskutohet gjithashtu për situatën në ballkanin perendimor dhe marredheniet e serbisë me Kosovën.
Kjo eshte hera e 19 qe presidenti serb takohet me homologun rus. Për herë të fundit ata biseduan në qershor të 2020 në kuadër të një parade ushtarake në Moskë.
Advertisement