Wagner nis stërvitjen e ushtrisë bjelloruse

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Wagner nis stërvitjen e ushtrisë bjelloruse

Grupi mercenar rus, Wagner, ka filluar t’i stërvitë njësitë e mekanizuara të ushtrisë bjelloruse, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Bjellorusisë më 30 korrik.

 

“Po mbahen stërvitje për organizimin e departamenteve, togave, dhe kompanisë, duke e marrë parasysh përvojën e specialistëve (të Wagner-it)”, tha të dielën Ministria ruse.

 

Advertisement

Më herët, Wagner-i i kishte stërvitur këmbësorët, forcat për operacionale special, Forcat e Armatosura, dhe forcat e brendshme.

 

 

 

Advertisement

Trupat e Wagner-it luajtën rol të rëndësishëm në pushtimin e Ukrainës nga Rusia, duke i ndihmuar ushtrisë ruse t’i zaptojë pjesët kryesore të qytetit Bahmut, pas gati 10 muajve luftimesh intensive.

 

Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, i mirëpriti forcat e Wagner-it në vendin e tij, pasi e kishte ndërmjetësuar një marrëveshje mes Kremlinit dhe shefit mercenar Yevgeny Prigozhin muajin e kaluar, duke i dhënë fund rebelimit të dështuar të grupit kundër liderëve të ushtrisë ruse.

 

Advertisement

Prigozhini e ka regjistruar një “kompani për menaxhimin e patundshmërisë” në Bjellorusi javën e kaluar me emër Concord Management and Consulting in Belarus. Dokumentet e analizuara nga mediumi i pavarur bjellorus reform.by, tregojnë se kompania është regjistruar në adresën e njëjtë të fshatit ku është i vendosur kampi mercenar Wagner./rel

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy