Will Smith dorëhiqet nga çmimet OSCAR-s

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Aktori amerikan, Uill Smith, ka dhënë dorëheqjen nga Akademia Oscars pasi goditi në fytyrë komedianin Chris Rock në skenë gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve.

 

Largimi i aktorit te njohur, nënkupton se ai nuk do të ketë autoritetin të votojë për cmimet e Oscars, dicka që vetëm anëtarët e Akademisë mund ta bëjnë. Megjithatë mund të nominohet në të ardhmen dhe të mbajë çmimin që ka fituar. “Lista e atyre që kam lënduar është e gjatë duke përfshirë Chris, familjen e tij, shumë nga miqtë dhe më të dashurit e mi”,thuhet në deklaratën e will smith.

 

Advertisement

Smith, i cili fitoi çmimin për aktorin më të mirë për “King Richard” pas sulmit në skenë, ishte përballur me masa disiplinore dhe përjashtim të mundshëm nga akademia.

 

Drejtuesit e Oscars kanw thënë se proceduarat do të vazhdojnë ndaj aktorit, duke e lënë të hapur mundësinë që atij t’i merret Çmimi ndërsa si dhe  mos lejohet të marrë pjesë në ceremonitë e ardhshme.

 

Advertisement

Will Smith e goditi me shuplakë komedianin Rock pasi ky i fundit bëri një shaka për gruan e aktorit, Jada Pinkett Smith, e cila vuan nga alopecia. Disa minuta më vonë ai fitoi çmimin për aktorin më të mirë në rolin e tij në filmin King Richard, ku Smith portretizoi babanë e tenisteve Venus dhe Serena williams.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy