Xi Jinping shkon në Rusi; Putin fton presidentin kinez

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Xi Jinping shkon në Rusi; Putin fton presidentin kinez

Presidenti kinez, Xi Jinping, do të udhëtojë në Rusi javën e ardhshme. Lajmi është konfirmuar nga të dyja palët, teksa kjo do të jetë vizita e parë në Moskë, që kur ajo ka nisur sulmet në Ukrainë. Referuar deklaratës zyrtare, Xi Jinping do të jetë në Rusi nga 20 deri më 22 mars.

 

Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme kineze deklaroi se udhëtimi synon promovimin e paqes, teksa Pekini do të ruajë pozitën e tij objektive dhe të paanshme për çështjet ndërkombëtare dhe rajonale, përfshirë luftën në Ukrainë.

 

Advertisement

Kremlini konfirmoi vizitën shtetërore, për të cilën tha se ishte me ftesë të Putinit.

 

 KREMLINI

“Të dy liderët do të diskutojnë zhvillimin e partneritetit pa kufi dhe bashkëpunimin strategjik midis Rusisë dhe Kinës. Xi dhe Putin do të këmbejnë pikëpamjet në kontekstin e thellimit të bashkëpunimit ruso-kinez në arenën ndërkombëtare”

Advertisement

 

Presidenti kinez pritet të diskutojë planin 12-pikësh për përfundimin e luftës, një dokument i hedhur poshtë nga shumica e qeverive perëndimore. Referuar mediave ndërkombëtare, presidenti kinez dhe ai i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, po ashtu planifikojnë të flasin së shpejti nëpërmjet një lidhje me video online, në atë që do të ishte biseda e tyre e parë, që nga nisja e sulmeve ruse.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy