Zbardhet biseda telefonike Putin-Macron/ Franca kërkon ndalimin e sulmeve ndaj civilëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zbardhet biseda telefonike Putin-Macron/ Franca kërkon ndalimin e sulmeve ndaj civilëve

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka zhvilluar një bisedë telefonike këtë të hënë me Vladimir Putin, duke theksuar nevojën për një armëpushim të menjëhershëm.

 

Sipas një deklarate nga presidenca franceze, Macron i kërkoi presidentit rus të ndalojë të gjitha sulmet kundër civilëve dhe vendeve të banimit.

 

Advertisement

Megjithatë, një deklaratë e Kremlinit për të njëjtën telefonatë pohoi se Putin i tha Macron se “një zgjidhje është e mundur vetëm nëse Ukraina njeh sovranitetin rus mbi Krimenë, zgjidhjen e detyrave të çmilitarizimit dhe denazifikimit të Ukrainës dhe sigurimin e statusit të saj neutral.”

 

Franca tha në deklaratën e saj se Macron i kishte kërkuar gjithashtu homologut të tij rus që të qëndronte në kontakt në ditët në vijim për të parandaluar një përshkallëzim të konfliktit, për të cilin thuhet se ka rënë dakord.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy