Zbardhet grabitja me armë e 135 mijë eurove në Greqi, 46-vjeçari shqiptar “koka” e grupit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zbardhet grabitja me armë e 135 mijë eurove në Greqi, 46-vjeçari shqiptar “koka” e grupit

Një 46-vjeçar me origjinë shqiptare ishte një nga tre autorët e grabitjes së armatosur, e ndodhur më 27 korrik 2023 në filialin e ELTA-s në Messina.

Mediet greke bëjnë me dije se pas hetimeve dhe këqyrjes së kamerave të sigurisë është bërë i mundur identifikimi i shqiptarit.

46-vjeçari, me letërnjoftim grek, së bashku me një bashkëpunëtor të tij që nuk është identifikuar, fshiheshin jashtë ELTA.

Më pas ata zbritën nga një fuoristradë dhe pasi thyen xhamin e pikës postare, hynë brenda.

Advertisement

Në kërcënimin e armëve të zjarrit tip “Kallashnikov”, kanë detyruar një nga punonjësit të hapë kasafortën, duke marrë prej andej rreth 135 mijë euro. Pas kësaj, dy autorët kanë hipur sërish në fuoristradë, ku i priste një person i tretë i armatosur dhe janë larguar në drejtim të pa ditur.

Pas zbardhjes së grabitjes , autorët ende nuk janë arrestuar si dhe shuma prej 135 mijë eurosh nuk është gjetur.

Ndaj 46-vjeçarit shqiptar është ngritur një çështje penale për organizim kriminal, grabitje, shkelje të legjislacionit për armët dhe vjedhje të një mjeti. Në dosje përfshihen edhe dy bashkëpunëtorët e tij ende të paidentifikuar. Dosja është dorëzuar Prokurorisë së Rrethit Kalamatë./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy