Zbulohet një variant i ri i koronavirusit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zbulohet një variant i ri i koronavirusit

Shkencëtarët në Afrikën e Jugut po studiojnë një variant të ri të koronavirusit të identifikuar së fundmi. Varianti i ri është bërë shkak për shqetësim serioz, në një kohë kur vendi po bëhet gati për valën e katërt, që po përhapet në të gjitha vendet.

Varianti i ri quhet B.1.1529, derisa t’i caktohet një shkronjë greke siç është bërë deri tani me variantet e reja. Ky variant mbart një numër jashtëzakonisht të madh mutacionesh dhe është “qartësisht shumë i ndryshëm” nga ato të mëparshmet, thotë Tulio de liveira, profesor i bio-informatikës në Universitetin e Afrikës së Jugut.

Virologët kanë zbuluar pothuajse 100 raste të lidhura me variantin e ri në Afrikën e Jugut. Zyrtarët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë janë mbledhur në një takim të posaçëm lidhur me këtë variant të ri, raste të të cilit janë zbuluar edhe në Botsvana.

Varianti i ri ka të ngjarë të ketë evoluar gjatë një infeksioni kronik të një personi me imunitet të kompromentuar, ka gjasa një pacient me HIV/AIDS të patrajtuar, tha Francois Balloux, drejtor i Institutit të Gjenetikës UCL.

Advertisement

Numri më i madh në botë i rasteve të HIV-it e ka bërë më të vështirë për autoritetet shëndetësore të Afrikës së Jugut të luftojnë pandeminë e koronavirusit, pasi njerëzit me imunitet të kompromentuar mund ta mbajnë virusin më gjatë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy