Zbulohet përplasja, Polonia “pushtoi” aksidentalisht Çekinë gjatë karantinës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zbulohet përplasja, Polonia “pushtoi” aksidentalisht Çekinë gjatë karantinës

Polonia pranoi ditët e fundit se ka “pushtuar” për pak kohë Republikën Çeke muajin e kaluar, në atë që Ministria polake e Mbrojtjes e përshkroi si një “keqkuptim”.

Trupat polakë që ruanin kufirin, si pjesë të masave kundër përhapjes së koronavirusit, zunë pozicion pranë një kishëze në anën çeke të kufirit. Ata raportohet se qëndruan atje për disa ditë dhe i ndaluan vizitorët çekë të hynin në këtë zonë.

Autoritetet çeke reaguan menjëherë për këtë incident duke kontaktuar Varshavën zyrtare.

Ngjarja ndodhi në pjesën veri-lindore të Moravia, në një zonë që dikur ishte pjesë e tokës historike të Silesias, një pjesë e së cilës shtrihet në Republikën e sotme të Çekisë.

Advertisement

Polonia e ka përshkruar incidentin si një gabim, megjithëse Ministria e Jashtme çeke deklaron se ende nuk ka marrë një shpjegim zyrtar.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy