Zëdhënësja e Putinit: Rusia nuk do ta harrojë kurrë se Kosova është pjesë e Serbisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zëdhënësja e Putinit: Rusia nuk do ta harrojë kurrë se Kosova është pjesë e Serbisë

Rusia nuk do ta harrojë kurrë se Kosova është pjesë e Serbisë. Kështu tha sot zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse, Maria Zakharova.

Gjatë një konference, ajo tha se muaji mars është një nga më tragjikët në historinë e Serbisë, duke kujtuar atë që politika e Beogradit e quan ”masakrën e serbëve të 17 marsit 2004” dhe ndërhyrjen e NATO-s më 24 mars 1999, të cilën Moska e quan ”agresion kundër Serbisë”.

Lidhur me këtë, po sot Duma Shtetërore Ruse miratoi një projekt-fjalim në lidhje me 25 vjetorin e bombardimeve të NATO-s në Republikën Federale të Jugosllavisë.

Në tekst thuhet se “fakti që sulmi i vendeve të Aleancës ndaj Jugosllavisë mbeti i pandëshkuar krijoi parakushtet për veprime të reja ushtarake në mbarë botën nën maskën e deklaratave për luftën për vlerat e lirisë dhe demokracisë”.

Advertisement

Po për këtë temë, Zaharova vazhdon propagandën duke thënë se ”me miratimin e patronëve perëndimorë, autoritetet në Prishtinë vazhdojnë politikën e emigrimit të serbëve nga Kosova, duke vënë në pikëpyetje mbijetesën e komunave serbe”.

”Rusia nuk do ta harrojë kurrë se Kosova është pjesë e Serbisë”, deklaroi ajo mes tjerash.

Më tej zëdhënësja e MPJ-së ruse, theksoi se Rusia do të vazhdojë të mbështesë Beogradin në kërkesat e tij legjitime për mbrojtjen e të drejtave të serbëve në Kosovë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy