Zelenski në Kongresin Amerikan: Kërkojmë ndalim-fluturimin, ose sisteme mbrojtjeje kundërajrore

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zelenski në Kongresin Amerikan: Kërkojmë ndalim-fluturimin, ose sisteme mbrojtjeje kundërajrore

President i ukrainës, volodymir zelenskiy ka mbajtur një fjalim në kongresin amerikan.

 

Mesazhi përmes videokonferencës, vjen në një moment kur ligjvënësit amerikanë kanë miratuar miliarda ndihmë për Ukrainën.

 

Advertisement

Zelenskiy ka shfrytëzuar këtë moment për të ritheksuar se e vetmja mënyrë për të ndalur agresionin rus, është vendosjen e  zonws sw ndalim-fluturimit mbi ukrainën, edhe pse një kërkesë e tillë është refuzuar nga vendet perendimore.

 

VOLODYMYR ZELENSKIY

PRESIDENT I UKRAINES

Advertisement

“Ukraina po kërkon një përgjigje ndaj këtij terrori nga sulmet ajrore ruse dhe kërkon që të vendoset një zonë ndalim-fluturimi. A është kjo shumë për të kërkuar? Nëse kjo nuk është  e mundur të paktën na ndihmoni me sistemin e mbrojtjes që na nevojitet kundër sulmeve ajrore.”

 

Më herët, negociotori i ukrainës përmes një postimi në rrjetet sociale deklaroi se Ukraina dëshiron që siguria e saj të garantohet nga ndërkombetarët pasi vendi është në gjendje lufte. Ai bëri thirrje për një marrëveshje sigurie ligjërisht të detyrueshme, në të cilën ndrkombetarët nuk do të qëndrojnë mënjanë në rast të një sulmi ndaj Ukrainës, siç bëjnë sot.

 

Advertisement

Bisedimet mes dy delegacioneve, rus dhe ukrainas, për të gjetur një zgjidhje për një armëpushim janë të vazhdueshme. Pas raundit e pestë,që përfundoi pa asnjë rezultat, negociatat pritet të vazhdojnë.

 

Të dyja palët kanë shfaqur she shenja optimizmi. Në një intervistë për mediat ruse, ministri i Jashtëm, Sergei Lavrov deklaroi se edhe pse negociatat nuk janë të lehta për arsye të dukshme, ka shpresa për të arritur një kompromis.

 

Advertisement

Edhe presidenti Zelenskiy përmes një videomesazhi nënvizoi se bisedimet kanë patur progres dhe se pozicionet në negociata tashmë duken më realiste”.

 

Ndërkohë në terren situata vijon të jetë shqetësuese. Shpërthime të fuqishme janë dëgjuar në orët e para të mëngjesit në qendër të kievit, ku një pallat 12 katësh është goditur nga një raketë. Ende nuk ka të dhëna për viktima apo të plagosur.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy