Zelensky dënon sulmin rus me 4 të vrarë në Kharkiv: Goditje cinike!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zelensky dënon sulmin rus me 4 të vrarë në Kharkiv: Goditje cinike!

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, denoncoi dhe dënoi sulmin e Rusisë në Kharkiv, ku u vranë katër perosna, mes tyre tre punojës të ekioeve shpëtuese.

Zelensky e cilësoi si cinik sulmin që Rusia bëri gjatë natës kundrejt Ukrainës.

Një sulm i paturpshëm dhe cinik” vrau një grua dhe tre shpëtimtarë, shkruan Zelensky në Telegram. Sulmi me dron rus goditi ndërtesat e banimit në Kharkiv dhe një objekt energjetik në zonë, duke lënë 350,000 familje pa energji elektrike.

Guvernatori i Kharkiv, Oleh Sinekhubov tha se tre shpëtimtarë u vranë kur, pas një sulmi të parë, ata nxituan në një ndërtesë banimi për të ofruar ndihmë, e ndjekur nga një sulm i dytë.

Advertisement

Në Telegram ai ka treguar se janë lënduar 12 persona, prej të cilëve tre janë në gjendje kritike. Tre shpëtuesit, të gjithë burra, ishin të moshës 32, 41 dhe 52 vjeç, sipas ministrit të Brendshëm Igor Klimenko.

Transmetuesi shtetëror i Ukrainës Suspilne raportoi se një nga sulmet dëmtoi tre kate apartamentesh në një ndërtesë 14-katëshe, duke shtuar se ekipet e shpëtimit nuk mund të punonin për të paktën një orë pasi kishin frikë nga sulme të tjera.

Ushtria ukrainase rrëzoi 11 drone Shahed nga 20 të lëshuar kundër provincës Kharkiv gjatë natës, tha Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës. Dronët goditën termocentralin në Zmiivska, shpjegoi Sinekhubov, duke rritur presionin mbi sistemin energjetik të Ukrainës, i cili ka qenë nën disa sulme ruse në javët e fundit.

“Në Kharkiv dhe pjesë të provincës, rreth 350,000 konsumatorë janë shkëputur,” njoftoi kompania që menaxhon rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike të Ukrainës Ukrenergo.

Advertisement

Forcat ruse goditën gjithashtu një termocentral në provincën Dnipropetrovsk, duke shkaktuar një zjarr që më pas është shuar, tha ministria e energjisë, me zyrtarët që thanë se ishin vendosur kufizime në konsumin e energjisë elektrike.

Në Dnipropetrovsk, sulmet ruse synuan një qendër arsimore, një qendër kulturore dhe një shtëpi, por nuk pati viktima, tha guvernatori i provincës.

Në të njëjtën kohë, në Ukrainën jugore nën pushtimin rus, dy civilë, që udhëtonin me një kamion, u vranë nga një dron ukrainas në fshatin Babine, në brigjet e lumit Dnieper, vuri në dukje Andriy Alekseyenko , një zyrtar i Moskës. autoritete lokale të emëruara./vizionplus.tv/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy