Zelensky: “Dobësia” e Rusisë u ekspozua nga rebelimi i Wagner

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Përplasjet e brendshme të Rusisë nuk kanë kaluar pa një koment nga vendi “armik”, Ukraina. Presidenti ukrainas, Vlodomyr Zelensku, ka deklaruar se veprimet e Moskës në Ukrainë e kanë çuar atë në kaosin në të cilin është përfshirë tani.

 

Nga ana tjetër, ai thekson se kjo kryengritje nxori në pah dobësinë e qeverisë ruse.

 

Advertisement

“Kushdo që zgjedh rrugën e së keqes shkatërron veten e tij. Kush terrorizon me raketa, poshtëron veten. Përçmon njerëzit dhe hedh qindra mijëra në luftë, me qëllim që përfundimisht të barrikadojë veten në rajonin e Moskës.” shkroi ai në Twitter . 

 

“Në të kaluarën, Rusia e fshehu dobësinë e saj pas propagandës, por tani që ka një kaos të tillë, që asnjë gënjeshtër nuk mund të fshehë dobësinë e saj në shkallë të gjerë”, shtoi ai.

 

Advertisement

Zelensky tha gjithashtu se sa më gjatë të qëndrojnë trupat dhe mercenarët rusë në tokën ukrainase, aq më shumë kaos, dhimbje dhe probleme do të ketë Rusia.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy