Zelensky falenderon Erdogan pas mbylljes së Bosforit: 100 mijë forca pushtuese brenda Ukrainës!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zelensky falenderon Erdogan pas mbylljes së Bosforit: 100 mijë forca pushtuese brenda Ukrainës!

Ndërsa luftimet kanë hyrë në një fazë të re, me një rritje të trupave ruse në terren, Presidenti i Ukrainës ka deklaruar se bëhet fjalë për 100 mijë ushtarë rusë të future në territorin e këti vendi.

Siç bëri të ditur e përditshmja italiane Corriere della Sera, presidenti ukrainas e ka pritur mjaft mirë vendimin e presidentit të Turqisë për të ndaluar kalimin e anijeve ruse në Ngushticën e Bosforit.

Në tre ditë luftime, Zelenski nuk është gëzuar kaq shumë, edhe pse ka marrë ndihma pa fund nga Perëndimi. Ngushtica e Bosforit është e vetmja portë detare që lidh Detin e Zi me Mesdheun dhe atë që quhen ujrat e ngrohta.

“Falënderoj mikun tim, presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan dhe popullin turk për mbështetjen e fortë. Ndalimi i kalimit të anijeve luftarake ruse në Detin e Zi dhe mbështetja e konsiderueshme ushtarake dhe humanitare për Ukrainën janë jashtëzakonisht të rëndësishme sot. Populli ukrainas nuk do ta harrojë kurrë!”. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e shkroi këtë në Twitter në fund të bisedës me homologun e tij turk.

Advertisement

Presidenti i Ukrainës theksoi gjithashtu se “Më shumë se 100,000 pushtues janë në tokën tonë. Ushtria ruse bombardon mbi ndërtesa banimi. Ne kemi nevojë për mbështetjen politike të Indisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Le të ndalojmë së bashku agresorin.

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken njoftoi shtimin e një pakete me 350 milionë dollarë ndihmë të re ushtarake për Ukrainën

Siç bëri të ditur BBC, ministria Britanike e Mbrojtjes ka vijuar të japë për mediat perëndimore, të dhëna mbi luftimet në terren. Sipas këtyre të dhënave, shumica e forcave ruse ndodhen 30 kilometra nga qendra e Kievit. Kjo u njoftua nga Ministria Britanike e Mbrojtjes, duke paralajmëruar Rusinë se humbjet “mund të jenë të rënda dhe më të mëdha se sa ishte parashikuar ose njohur nga Kremlini”. Sipas informacioneve të inteligjencës që disponon Londra, “Rusia nuk ka ende kontroll mbi hapësirën ajrore të Ukrainës, gjë që redukton efikasitetin e Forcave Ajrore Ruse”.

Departamenti Amerikan i Shtetit u ka kërkuar qytetarëve të saj që të mos shkojnë në Bjellorusi dhe atyre që janë tashmë në vend të “largohen menjëherë”. Kjo u bvë e ditur në një postim në Twitter nga ambasada amerikane në Minsk, ku kujtohet se “aeroporti i Minskut ka fluturime në një numër të kufizuar destinacionesh”. Ndërsa shanset për t’u larguar nga vendi me rrugë tokësore për në Lituani, Letoni dhe Poloni mbeten të rregullta.

Advertisement

TemA

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy