Zelensky flet në Parlamentin Europian: Po sulmohemi në çdo qytet, mos na braktisni, po paguajmë çmim shumë të lartë për lirinë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zelensky flet në Parlamentin Europian: Po sulmohemi në çdo qytet, mos na braktisni, po paguajmë çmim shumë të lartë për lirinë

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka mbajtur një fjalim në seancën e jashtëzakonshme të Parlamentit Europian, të mbledhur pikërisht për luftën që Rusia po bën në Ukrainë.

Përmes një video-konference, Zelensky tha se Ukraina po sulmohet edhe nga territori i Bjellorusisë.

“Po paguajmë një çmim të lartë për të mbrojtur pavarësinë e vendit tonë. Është një pushtim në shkallë të gjerë, një agresion me përmasa shumë të mëdha. Ata po vrasin njerëz të pafajshëm, po sulmojnë objektivat tona ushtarake. Ne po japim jetën tonë për lirinë, për demokracinë. Ne do të qëndrojmë të gatshëm deri në momentin e fundit për ta mbrojtur pavarësinë e vendit tonë. Ne vlerësojë shumë mbështetjen që po jepni për vendin tonë.

Ne nuk do ta harrojmë kurrë këtë mbështetje. Ne kemi vendosur që Ukraina të ketë rrugën e saj drejt integrimit në familjen evropiane. Ne po përballemi me sulme të jashtëzakonshme nga territori i Bjellorusisë. Po sulmohet çdo qytet i Ukrainës. Keni parë sulmin e dhunshëm ndaj Kharkiv, janë sulmuar universitete, janë sulmuar objektiva civile. Ne nuk do të tolerojmë, nuk do të lëshojmë pe nga territori ynë. Në çdo qytet të Ukrainës po luftohet. Ne kemi dëshirë në forcat tona.

Advertisement

Pse duhet të vriten fëmijët e pafajshëm të Ukrainës. Ne besojmë se Bashkimi Europian do të jetë shumë më i fuqishëm nëse ne do të bëhemi anëtar. Dëshmoni edhe ju që jeni në krahun tonë, që nuk do të na lini vetëm. Mbështeteni Ukrainën. Ne nuk do të dorëzohemi kurrë”, deklaroi Zelensky.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy