Zelensky i pranishëm në samitin e G7, përdorimi i aseteve ruse pjesë e diskutimeve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zelensky i pranishëm në samitin e G7, përdorimi i aseteve ruse pjesë e diskutimeve

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të marrë pjesë në samitin e ardhshëm të G7, që do të mbahet nga 13 deri më 15 qershor në Itali, personalisht ose online, tha sot zëdhënësi i tij.

“Nuk mund të konfirmoj dhe as mohoj se presidenti do të marrë pjesë drejtpërdrejt në samitin e G7, por në çdo rast, qoftë online apo personalisht, nuk ka dyshim se ai do të jetë i pranishëm”, theksoi sot Serhii Nikiforov në televizionin shtetëror.

Një çështje kyçe në axhendën e samitit do të jetë se si fondet e ngrira ruse mund të përdoren për të ofruar ndihmë të re për Ukrainën.

Zelensky ka shtuar udhëtimet e tij ditët e fundit në një përpjekje për të mobilizuar komunitetin ndërkombëtar përpara një samiti për paqen në Ukrainë, i cili do të mbahet në Zvicër më 15 dhe 16 qershor, pa pjesëmarrjen e Rusisë, pasi nuk është ftuar. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy