Zelensky kërkon më shumë armë/ Biden i përgjigjet pozitivisht: 1.85 miliardë dollarë për paisje ushtarake 

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zelensky kërkon më shumë armë/ Biden i përgjigjet pozitivisht: 1.85 miliardë dollarë për paisje ushtarake 

Presidenti i Ukrainës Volodimir Zelensky iu drejtua me një fjalim kongresit amerikan, duke falënderuar Shtetet e Bashkuara për mbështetjen e dhënë vendit të tij në përballjen me agresionin rus. Por sipas tij, ndihma duhet të vijojë.

 

Dhjetëra miliarda dollarë ndihma amerikane për Ukrainën  nuk ishin bamirësi, por një investim për sigurinë globale. Ne na nevojiten më shumë armatime që t’i bëjmë balle agresionit rus.

 

Advertisement

Ndërsa presidenti Biden shpalli paketën e re te ndihmës për Ukrainën që përfshin dhe sasi të reja armatimesh.

 

Sistemi rraketor Patriot  do te jete një hap shume i rëndësishëm  për te krijuar një hapësirë te sigurt ajrore mbi Ukrainën. Sot, unë po shpall këstin e radhës të ndihmës sonë të sigurisë në Ukrainë. Paketa përfshin 1.85 miliardë dollarë që përfshin transferimin e drejtpërdrejtë të pajisjeve në Ukrainë si dhe kontratat për furnizimin me municione që Ukrainës do t’i nevojiten në muajt në vijim për artilerinë, tanket dhe raketat e saj”.

 

Advertisement

Kjo është vizita e parë e Zelenskyt në SHBA, që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy