Zelensky kërkon më shumë armë nga Perëndimi: Po planifikojmë kundërsulm të ri ndaj armikut

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zelensky kërkon më shumë armë nga Perëndimi: Po planifikojmë kundërsulm të ri ndaj armikut

Kancelari gjerman Olaf Scholz mund të mos japë dritën jeshile për dërgimin e raketave Taurus në Ukrainë, megjithatë, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, insiston dhe kërkon më shumë armë nga BE-ja.

Volodymyr Zelensky ka shpjeguar edhe arsyet se pse Gjermania  refuzon të dërgojë raketa në Ukrainë.

Në një intervistë për gazetën gjermane Bild , udhëheqësi i Ukrainës kritikoi ashpër aleatët perëndimorë, duke bërë thirrje për më shumë sisteme armësh, në mënyrë që bashkatdhetarët e tij do të luftojnë rusët.

“Partnerët tanë në Perëndim kanë disa armë që na duhen sot për të mbijetuar .Nuk e kuptoj pse nuk po i marrim,” theksoi Zelensky.

Advertisement

“Ne kemi një plan për një kundërsulm të ri dhe për këtë na duhen sisteme të avancuara të armëve nga partnerët e huaj, përfshirë Shtetet e Bashkuara”, tha Zelensky.

Zelensky ka shpresë për të marrë ndihmën financiare nga SHBA, shkruan gazeta gjermane.

Në intervistë, presidenti ukrainas shprehu ndër të tjera shpresën se Gjermania do t’i dorëzojë raketat Taurus, duke theksuar se kancelari Olaf Soltz dhe parlamenti federal – Bundestagu – do të ndryshojnë qendrim.

“Me sa kuptoj unë, kancelari Scholz beson se Gjermania nuk është një fuqi bërthamore dhe se raketat Taurus janë sistemi më i fuqishëm i armëve në vendin e tij. Prandaj, mendoj se refuzimi i Gjermanisë për dërgesat e raketave Taurus ka të bëjë edhe me kërcënimet bërthamore të të fortit të Kremlinit, Vladimir Putin ”, tha lideri ukrainas.

Advertisement

“Rusia ka më shumë armë dhe më shumë njerëz. Por Perëndimi i bashkuar ka sisteme moderne të armëve. Kjo do të lejonte që Rusia të mposhtet dhe Ukraina të fitojë”, theksoi presidenti ukrainas. Ai gjithashtu zbuloi në intervistën e tij për Bild se pret që shumë shpejt në Kiev të ketë një vizitë nga Donald Trump.

Ish-presidenti amerikan ka pranuar ftesën e Zelenskyt, por ende nuk është caktuar një datë për vizitën e tij në Ukrainë.

“Pa ndihmën e Perëndimit, Ukraina do të rrezikonte të humbiste luftën me Rusinë ”, përsëriti edhe një herë lideri i Ukrainës./vizionplus.tv/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy