Zelensky: Mbi gjashtë milionë ukrainas kanë mbetur pa energji elektrike

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zelensky: Mbi gjashtë milionë ukrainas kanë mbetur pa energji elektrike

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të premten, më 25 nëntor se më shumë se gjashtë milionë familje në vend ishin ende të prekura nga ndërprerjet e energjisë, dy ditë pasi forcat ruse goditën si shënjestër infrastrukturën kryesore të energjisë në Ukrainë.

 

 

“Nga sonte, nuk ka energji elektrike në shumicën e rajoneve (në Ukrainë) dhe në Kiev. Gjithsej më shumë se gjashtë milionë abonentë”, tha Zelensky në adresimin e tij.

Advertisement

 

 

Zelensky deklaroi se rreth 600.000 abonentë kanë mbetur pa energji elektrike në kryeqytetin e Kievit, ndërsa ndër zonat më të prekura janë gjithashtu rajonet Odesa, Lviv, Vinnytsia dhe Dnipropetrovsk.

 

Advertisement

 

Njëkohësisht, guvernatori i rajonit Herson në Ukrainën juglindore, më 25 nëntor, tha se “për shkak të granatimeve të vazhdueshme” zyrtarët evakuuan pacientët nga disa spitale, ndërsa një zyrtar tjetër ukrainas fajësoi forcat ruse për dhjetëra viktima nga granatimet, raporton AFP.

 

 

Advertisement

Galina Lugova, shefe e administratës ushtarake të qytetit Kherson, tha se 15 banorë të qytetit Herson u vranë nga bombardimet ruse gjatë ditës dhe 35 të tjerë u plagosën, duke përfshirë një fëmijë.

 

 

Lugova ka deklaruar në rrjetet sociale se nga bombardimet ruse janë dëmtuar disa shtëpi private dhe ndërtesa të larta.

Advertisement

 

 

Guvernatori Yaroslav Janusheviç tha më herët gjatë ditës, përmes kanalit Telegram të administratës rajonale, se fëmijët nga institucioni spitalor rajonal i Hersonin u transportuan në Mykolaiv, rreth 60 kilometra larg.

 

Advertisement

 

Ai tha se në mesin e pacientëve të tjerë të transferuar ishin edhe pacientët psikiatrikë dhe pritet që rreth 100 persona të marrin trajtim në qytetin port të Detit të Zi, Odesa.

 

 

Advertisement

Dy javë më parë, forcat ukrainase rimorën qytetin e Hersonit dhe zonat përreth tij pas disa muajve të pushtimi rus.

 

 

Si kundërmasë, forcat ruse kanë nisur sulme të ashpra ndaj infrastrukturës energjetike të vendit.

Advertisement

 

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se strategjia e re e Rusisë, për të zhytur Ukrainën në errësirë me goditje në infrastrukturën e saj energjetike, nuk do të dobësojë vendosmërinë e vendit të tij.

 

Advertisement

 

“Kjo është një luftë fuqie, qëndrueshmërie, bëhet fjalë për atë se kush është më i fuqishëm”, tha Zelensky, më 25 nëntor, në një intervistë me Financial Times.

 

 

Advertisement

Sulmet ajrore ruse në rrjetin elektrik të Ukrainës dhe infrastrukturën tjetër kanë lënë miliona ukrainas pa ngrohje, pa energji elektrike dhe ujë, në një kohë me temperatura jashtëzakonisht të ulëta.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy