Zelensky: Rusët s’mund të na pushtojnë, janë të paaftë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zelensky: Rusët s’mund të na pushtojnë, janë të paaftë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, përmes një reagimi në orët e para të mëngjesit të sotëm u shpreh se rusët nuk mund ta pushtojnë Ukrainën, pasi ata nuk kanë një shpirt të tillë, pavarësisht mjeteve ushtarake.

Sipas Zelenskyt, kudo që Rusia ka shkuar për të pushtuar një tokë të huaj, i ka bërë ëndrrat të pamundura, pasi sipas tij, modeli rus është dhuna dhe terrori.

“Pushtuesit rusë nuk mund të na pushtojnë. Ata nuk kanë një forcë të tillë. Ata nuk kanë një shpirt të tillë. Ata mbahen vetëm pas dhunës. Vetëm nga terrori. Vetëm në armë, të cilat i kanë të shumta. Por pushtuesit nuk kanë asnjë bazë për jetë normale.

Që njerëzit të ndjehen të lumtur dhe të ëndërrojnë. Ata janë të paaftë për ta bërë jetën normale! Kudo që Rusia ka shkuar në një tokë të huaj, ëndrrat bëhen të pamundura”, u shpreh Zelensky.

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy