Zelensky: Rusia shkatërroi infrastrukturën kritike në Herson

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se Rusia ka shkatërruar “gjithë infrastrukturën kritike” në Herson – rajonin e rimarrë nga ushtria ukrainase, javën e kaluar.

 

 

Zelensky tha se në Herson nuk ka energji elektrike, nuk ka komunikim dhe nuk ka televizion.

Advertisement

 

 

Trupat ruse kanë shkatërruar gjithçka qëllimisht, tha ai.

 

Advertisement

 

“Kjo është ajo që do të thotë flamuri rus: shkatërrim i plotë”, tha Zelensky pasi vizitoi Hersonin e çliruar, më 14 nëntor.

 

 

Advertisement

Çlirimi i Hersonit, të premten e kaluar, ishte një nga sukseset më të mëdha të Ukrainës në luftën e saj kundër pushtimit rus.

 

 

Gjatë vizitës në Herson, Zelensky tha se çlirimi i qytetit është “fillimi i fundit të luftës”.

Advertisement

 

 

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, tha se rimarrja e këtij rajoni nga forcat ukrainase është një “fitore e rëndësishme”.

 

Advertisement

 

“Nuk mund të bëj asgjë tjetër, veçse të duartrokas guximin, vendosmërinë dhe kapacitetin e popullit ukrainas”, tha Biden.

 

 

Advertisement

Hersoni ka rënë nën kontrollin e forcave ruse në mars – disa javë pasi presidenti rus, Vladimir Putin, ka dhënë urdhrin për pushtimin në shkallë të gjerë të Ukrainës.

 

 

Pas disa referendumeve të paligjshme që ka mbajtur në shtator, Rusia e ka aneksuar atë, së bashku me tri rajone të tjera ukrainase.

Advertisement

 

 

Por, javëve të fundit, Ukraina ka shënuar fitore të mëdha në fushëbetejë, duke i vënë forcat ruse nën presion.

 

Advertisement

 

Ato janë tërhequr të premten nga Hersoni, ku më pas kanë hyrë trupat ukrainase.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy