Zelensky u kërkon zyrtarëve të lartë rusë të japin dorëheqjen nga postet

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zelensky u kërkon zyrtarëve të lartë rusë të japin dorëheqjen nga postet

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky u ka bërë thirrje zyrtarëve të lartë rusë dhe figurave të medias që të japin dorëheqjen nga postet e tyre dhe të mbajnë qëndrimin e tyre kundër pushtimit të vendit të tij.

“Nëse qëndroni në detyrë, nëse nuk e kundërshtoni luftën, komuniteti ndërkombëtar do t’ju privojë nga gjithçka. Gjithçka që keni fituar ndër vit. E njëjta gjë vlen edhe për sistemin e propagandës.

Dega e katërt e pushtetit në Rusi. Nëse qëndroni të punoni për propagandë, ju jeni duke e vënë veten në rrezik shumë më të madh se sa nëse largoheni. Tëhiquni”, tha Zelensky.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy