Zelensky vizitë në Londët; anglezet trajnojnë ushtrinë ukrainase

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zelensky vizitë në Londët; anglezet trajnojnë ushtrinë ukrainase

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka vizituar këtë të mërkurë Mbretërinë e Bashkuar.

 

Kjo është vizita e parë e tij në këtë shtet që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës një vit më parë.

 

Advertisement

Zyra e kryeministrit britanik, Rishi Sunak, tha se lideri ukrainas do të zhvillojë takime me të dhe do të mbajë një fjalim në Parlament.Qeveria britanike, po ashtu, njoftoi se trajnimi që u bën forcave ukrainase do të zgjerohet dhe në trajnime do të përfshihen edhe pilotët e avionëve luftarakë .

 

RISHI SUNAK
KRYEMINISTER I BRITANISE SE MADHE

“Vizita e presidentit Zelensky në Mbretërinë e Bashkuar është dëshmi e kurajës së shtetit të tij, vendosmërisë dhe luftës dhe është testament i miqësisë së pathyeshme mes dy shteteve tona”.

Advertisement

 

Po ashtu Zelensky është duke planifikuar një vizitë për t’i takuar personalisht udhëheqësit e BE-së në një samit dhe për të mbajtur një fjalim në Parlamentin Evropian në një seancë të jashtëzakonshme.

 

Që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës ,Zelensky ka realizuar vetëm një vizitë përkatësisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikes, dhjetorin e vitit të kaluar.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy