Zëvendëskryeministrja e Ukrainës revoltohet me NATO-n: I ka duart të lyera me gjak

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zëvendëskryeministrja e Ukrainës revoltohet me NATO-n: I ka duart të lyera me gjak

Zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Olha Stefanishyna, ka deklaruar se, NATO-ja është pjesërisht përgjegjëse për vdekjet e civilëve në vend duke refuzuar të zbatojë një zonë të ndaluar fluturimi mbi Ukrainë.

Duke folur për “World Tonight” në “BBC Radio 4”, Stefanishyna tha se, “është çnjerëzore të dish që popullsia civile dhe fëmijët do të vriten duke mos marrë këtë vendim”.

“Gjaku i atyre civilëve – duke përfshirë nënën dhe babanë e dy fëmijëve, që lindën dje dhe vetëm sot humbën prindërit e tyre në një granatim – nuk është vetëm në duart ruse”.

Zëvendëskryeministrja ukrainase kërkoi falje që nuk ishte diplomatike në zgjedhjen e gjuhës, por tha se po fliste ndërsa “ulej këtu në një strehë për bomba”.

Advertisement

Anëtarët kanë refuzuar të krijojnë një zonë ndalim-fluturimi pasi janë të shqetësuar se kjo do të përshkallëzonte konfliktin duke i vënë forcat perëndimore në luftime të drejtpërdrejta me fuqinë ajrore ruse.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy