minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Zgjedhjet presidenciale, Biden “bekon” Kamala Harris si kandidate pas tërheqjes nga gara - Struga.info


Zgjedhjet presidenciale, Biden “bekon” Kamala Harris si kandidate pas tërheqjes nga gara

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zgjedhjet presidenciale, Biden “bekon” Kamala Harris si kandidate pas tërheqjes nga gara

Presidenti Joe Biden vendosi të heqë dorë nga gara presidenciale. Përmes një postimi në X ai tha se po e merrte këtë vendim për të mirën e vendit dhe partisë.

Biden propozoi Kamala Harris, zëvvendëspresidenten në detyrë, si kandidate për të vijuar garën.

Biden theksoi se zgjedhja e Harris si zëvendëpresidente në vitin 2020 ka qenë “vendimi më i mirë që ka marrë”.

Deklarata e plotë e Biden

Advertisement

“Kolegët e mi demokratë, kam vendosur të mos e pranoj nominimin dhe të fokusoj të gjitha energjitë e mia në detyrat e mia si President për pjesën e mbetur të mandatit tim.

Vendimi im i parë si kandidat i partisë në vitin 2020 ishte të zgjedh Kamala Harris si Zëvendës Presidente. Dhe ka qenë vendimi më i mirë që kam marrë.

Sot dua të ofroj mbështetjen dhe përkrahjen time të plotë që Kamala të jetë e nominuara e partisë sonë këtë vit. Demokratë  është koha të mblidhemi dhe të mundim Trumpin. Le ta bejme kete.”

Largimi i presidentit Joe Biden nga gara presidenciale vjen pas javësh shqetësimi për shëndetin dhe aftësitë mendore të presidentit 81-vjeçar.

Ka pasur gjithashtu shumë skepticizëm në lidhje me aftësinë e tij për të bërë fushatë efektive kundër ish-presidentit Donald Trump dhe për të qeverisur vendin për katër vjet të tjera.

Vendimi i Biden ka të ngjarë të ngrejë gjithashtu pyetje në lidhje me aftësinë e tij për të përmbushur detyrat e presidencës për pjesën e mbetur të mandatit të tij.

Advertisement

Është hera e parë në dekada që një president amerikan tërhiqet nga gara.

Ishte Presidenti Lyndon Johnson ai i cili vendosi të mos kërkonte një mandat të dytë në vitin 1968. /vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy