Zgjedhjet presidenciale, ngrihet tjetër aktakuzë ndaj Trump

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zgjedhjet presidenciale, ngrihet tjetër aktakuzë ndaj Trump

Është ngritur aktakuzë kundër ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për tentim për ta shfuqizuar disfatën në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 në shtetin e Xhorxhisë.

 

 

Trump dhe 18 persona të tjerë përballen me akuza për disa vepra penale, përfshirë për mashtrim, në një aktakuzë 41-faqeshe të ngritur nga një juri e madhe në qarkun e Fultonit më 15 gusht, shkruan REL.

Advertisement

 

Kjo është aktakuza e katërt që ngrihet kundër Trumpit këtë vit.

 

Trumpi i ka mohuar akuzat për vepra penale në të gjitha rastet.

Advertisement

 

Prokurorja e qarkut të Fultonit, Fani Willis, e nisi një hetim në shkurt 2021 mbi dyshimet se Trumpi dhe bashkëpunëtorët e tij kishin ndërhyrë në zgjedhje.

 

 

Advertisement

Në aktakuzë thuhet se bashkëkonspiratorët “me vetëdije dhe me vullnet iu bashkuan një konspiracioni për ta ndryshuar jashtëligjshëm rezultatin e zgjedhjeve në të mirë të Trumpit.”

 

 

Aktakuza të pandehurve iu referohet si “organizatë kriminale”, dhe i ngarkon ata me një varg krimesh, përfshirë:

Advertisement

 

 

  • Deklarata dhe shkrime të rreme
  • Shtirje si oficer i policisë
  • Falsifikim
  • Dorëzim të dokumenteve të falsifikuara
  • Ndikim mbi dëshmitarët
  • Futje pa leje në kompjuter
  • Konspiracion për ta mashtruar shtetin
  • Vjedhje dhe deklaratë e rrejshme

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy