Zgjerimi i NATO-s/ Rusia në alarm: Do marrim hak

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zgjerimi i NATO-s/ Rusia në alarm: Do marrim hak

Ministrat e Jashtëm të NATO-s takohen këtë të shtunë në një darkë informate, ku do të jenë të pranishëm edhe homologët nga Finlanda dhe Suedia.

 

Anëtarësimi i pritshëm i dy shteteve në bllokun ushtarak ka shtuar alarmin në Moskë, ndërsa ministria e Jashtme ruse kërcënon perëndimin se do të marrë hak.

 

Advertisement

“Rusia do të detyrohet të marrë hapa hakmarrës, si në aspektin tekniko-ushtarak, por edhe të natyrave të tjera, në mënyrë që të neutralizojë kërcënimet për siguri kombëtare, që dalin nga ky vendim.”- nënvizohet në një deklaratë zyrtare.

 

Zëvendës-përfaqësuesi i Rusisë në Kombet e Bashkuara, Dmitry Polvansky, është shprehur se Suedia dhe Finlanda do të mund të bëhen shënjestra të mundshme për Rusinë, nëse bëhen anëtare të NATO-s.

 

Advertisement

Finlanda do të bëjë të ditur vendimin zyrtar këtë të diel, pas diskutimeve në parlament, ndërsa edhe vendimi i Suedisë pritet në ditët në vijim.

 

Anëtarësimi i Finlandës në NATO, e rrit më shumë se dyfish kufirin e Rusisë me Aleancën Veri-Atlantike.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy