“Zgjidhni gjyqtarët e Kushtetueses”/ Këshilli i Europës thirrje partive politike në Malin e Zi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Zgjidhni gjyqtarët e Kushtetueses”/ Këshilli i Europës thirrje partive politike në Malin e Zi

Komiteti për monitorimin e respektimit të detyrimeve që dalin nga anëtarësimi në Këshillin e Europës, u ka bërë thirrje të gjitha subjekteve politike në Mal të Zi, që të zgjedhin pa vonesë gjyqtarët e Kushtetueses.

 

Gjykata tani nuk është në gjendje të funksionojë siç duhet në çështjen e mosmarrëveshjeve zgjedhore” , thuhet në dokument.

Malit të Zi i kërkohet të zbatojë rekomandimet e Zyrës për të Drejtat e Njeriut dhe Institucionet Demokratike të OSBE-së në lidhje me procesin zgjedhor, para zgjedhjeve të ardhshme presidenciale dhe parlamentare.

Advertisement

 

Raporti i komitetit theksoi gjithashtu se Mali i Zi përjetoi paqëndrueshmëri të konsiderueshme politike në vitin 2022 qe ishin rezultat i një procesi të vazhdueshëshem pas  zgjedhjeve të vitit 2020, të cilat e hoqën Partinë Demokratike Socialiste të presidentit aktual Milo Gjukanoviç nga pushteti.

Mali i Zi është përfshirë në raportin e komitetit sepse është ende nën monitorim pasi duhet te përmbush detyrimet e tij në Këshillin e Evropës. Ky vend  është anëtar i Këshillit të Evropës që nga maji i vitit 2007.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy