Zhgënjimi i presidentit ukrainas: Kemi mbetur vetëm, ndërsa bota po shikon. A u bind Putin nga sanksionet e Perëndimit?

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zhgënjimi i presidentit ukrainas: Kemi mbetur vetëm, ndërsa bota po shikon. A u bind Putin nga sanksionet e Perëndimit?

“Këtë mëngjes, jemi të vetëm në mbrojtjen e shtetit tonë”.

Është ky zgjimi i vështirë i presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i cili ka konfirmuar lajmet për bombardimet e para-agimit në Kiev dhe situatën kritike në të cilën shteti që ai drejton ndodhet.

“Ashtu si dje, edhe sot, forcat më të fuqishme në botë veçse po e ndjekin nga larg çfarë po ndodh në Ukrainë”, tha Zelensky me një ton kritikues ndaj aleatëve perëndimorë, të cilët u ndalën vetëm në sanksionimin e mëtejshëm të Kremlinit, duke përjashtuar mundësinë e ndërhyrjes ushtarake në territorin ukrainas.

“A u bind Moska nga sanksionet e djeshme? Ne po e dëgjojmë në qiejtë tanë dhe po e shohim në tokën tonë, se nuk ishin mjaftueshëm”, ka vijuar ai.

Advertisement

Sipas njoftimit, sulmet në kryeqytet kanë filluar rreth orës 04:00 të mëngjesit të 25 shkurtit. Ato kanë pasur në shënjestër si ndërtesa ushtarake, ashtu edhe civile. Kjo, edhe pasi Rusia ka pretenduar se nuk ka për synim të sulmojë qytetarët.

Megjithatë, raportime ka pasur për godina të goditura nga predhat ruse, me mundësi fatalitetesh të shumta.

Një retorikë të tërthortë, Zelensky e ka pasur edhe me rivalin e tij tashmë, Vladimir Putin, ku theksoi se pavarësisht luftës, Moska duhet të flasë me Kievin.

“Herët ose vonë do të duhet të ulen me ne dhe të ndalojnë pushtimin. Sa më shpejt të ndodhë kjo, aq më pak humbje Rusia do të ketë”.

Advertisement

Ai përforcoi mendimin, duke thënë se ukrainasit, deri në atë moment, do të mbrojnë vendin e tyre.

Ndërsa, bombardimet mbi kryeqytet dhe lufta në shumë qytete të tjera, vijon të jetë e fortë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy