Zidane projektohet si trajner i mundshëm i PSG

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zidane projektohet si trajner i mundshëm i PSG

PSG mendon ti besojë stolin Zinedine Zidane.

 

Pas largimit nga Real Madridi në fund të sezonit të kaluar, Zizou vendosi të tërhiqej për pak, ndonëse emri i tij është lidhur shpesh me kombëtaren franceze si zëvëndësues i Deschamps.

 

Advertisement

Javët e fundit madje është folur vazhdimisht për Manchester United dhe PSG .

 

Sipas “Mundo Deportivo”, në kryeqytetin francez nuk janë të kënaqur me Pochettino, i cili nuk është bindës as për rezultatet e arritura dhe as për menaxhimin e një ekipi plot yje.

 

Advertisement

Kjo është arsyeja pse Zidane nuk pranoi të merrte vendin e Xavi Hernandes tek Al Sadd në Katar , me shpresën se ndoshta në fund të sezonit mund të firmosë një kontratë në Paris.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy