Zjarr në një ndërtesë në Dubai, të paktën 16 viktima

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zjarr në një ndërtesë në Dubai, të paktën 16 viktima

Të paktën 16 persona kanë vdekur dhe nëntë të tjerë janë plagosur, si pasojë e zjarrit në një ndërtesë banimi në Dubai, kanë raportuar mediat lokale.

 

Zjarri ka shpërthyer në zonën Al-Ras, një prej pjesëve më të vjetra të Dubait, raporton REL.

 

Advertisement

Në atë zonë kryesisht banojnë tregtarët dhe punëtorët migrantë.

 

Zjarri ka shpërthyer në katin e katërt të ndërtesës pesëkatëshe, sipas mediave lokale.

 

Advertisement

Mbrojtja Civile e Dubait ka thënë se zjarri mund të jetë përhapur pasi ndërtesa nuk përmbush të gjitha standardet e sigurisë.

 

Sipas autoriteteve, ato janë duke hetuar shkakun e incidentit, mirëpo ende nuk ka asnjë të arrestuar.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy