Zjarr në shtëpinë e të moshuarve në Itali/ 6 persona humbin jetën

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zjarr në shtëpinë e të moshuarve në Itali/ 6 persona humbin jetën

Një zjarr që ka shpërthyer në një shtëpi të të moshuarve në Milano ka lënë të vdekur gjashtë persona, thanë zjarrfikësit italianë, teksa autoritetet shtuan se edhe një “numër i madh” i banorëve të kësaj shtëpie janë hospitalizuar.

 

“Gjashtë persona janë vrarë, një numër i madh i banorëve janë hospitalizuar. Dhjetëra persona janë shpëtuar nga zjarrfikësit të cilët menjëherë kanë evakuuar këtë ndërtesë”, thanë zjarrfikësit në Itali përmes një postimi në Twitter.

 

Advertisement

Në ndërtesën ku shpërtheu zjarri, në jug të Italisë, raportohet se ishin të vendosur 210 persona.

 

Shkaku i shpërthimit të zjarrit ende nuk dihet, thanë autoritetet.

 

Advertisement

Pesë nga viktimat ishin gra nga mosha 69 deri në 87 vjeç, ndërkaq në mesin e viktimave ishte edhe një burrë 73 vjeç, raportoi agjencia e lajmeve AGI.

 

Kryetari i qytetit të Milanos, Giuseppe Sala, tha se zjarri duket se ka nisur në një dhomë ku po qëndronin dy gra, të cilat kanë vdekur nga flakët.

 

Advertisement

Përderisa zjarri nuk u shpërnda në dhomat e tjera, viktimat e tjera vdiqën nga tymi, tha Sala./rel

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy