
Media shtetërore ruse, TASS bën përgjegjës një sulm me dron për shkrumbimin e depos së naftës në rajonin Krasnodar të Rusisë jugperëndimore.
Mediat ruse shkruajnë se zjarri në portin e Volnës pranë një ure që lidh Rusinë me Krimenë e aneksuar ishte për shkak të rënies së dronit.
Advertisement
Objekti ndodhet afër urës së Kerçit, e cila u dogj nga forcat ukrainase në tetor 2022.
Rusia nuk ka mbështetur me prova pretendimet për shkaqet e zjarrvënies. Nga ana tjetër Ukraina nuk ka bërë asnjë reagim.
Advertisement
Megjithatë raportohet vetëm për dëme materiale dhe jo në njerëz.