Zvicra e shqiptarëve bën mrekullinë, Mbappe nxjerr jashtë Francën

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zvicra e shqiptarëve bën mrekullinë, Mbappe nxjerr jashtë Francën

Pas nje ndeshje spektakolare te mbyllur 3 me 3 ne ndeshjen e plote 90 minuta dhe me tej ne shtese, ishte Zvicra qe tek gjuajtjet e penalltive rezultoi me e sakte sa Franca.

Helvetet fituan 5 me 4 kunder Frances pas nje dueli me shume emocione dhe tani shkojne per te luajtur ne cerekfinale kunder Spanjes.

“Gjelat” me kete ikje te parakohshme jane surpriza e madhe e deritanishme ne Euro 2020.

Haris Seferovic kaloi Zvicren ne avantazh ne pjesen e pare ndersa ne te dyten, ata paten nje shans te madh per te dyfishuar mirepo Rodriges gaboi nga pika e bardhe. Nje moment qe ndryshoi ndeshjen pasi Franca realizoi tre gola te shpejte, dy nga Benzema dhe ai i Pogba qe ishte tejet spektakolar. Por skuadra e Petkovic nuk u dorezua dhe fillimisht shkurtoi diferencat me ane te Seferovic ndersa me tej ai qe barazoi ne shtesen e duelit ishte Gavranovic. Sfida shkoi ne 30 minutat shtese e mandej edhe tek penalltite. Zviceranet i shenuan te peste ndersa francezet kater pasi ne fund ishte Mbappe qe gaboi.

Advertisement

Granit Xhaka shijon suksesin ekipor bashke me Shaqirin dhe Mehmedin, dhe i kenaqet edhe cmimit si lojtari i ndeshjes.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy