Zvicra ofron 46 euro shpërblim nëse bind dikë të vaksinohet kundër Covid-19

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zvicra ofron 46 euro shpërblim nëse bind dikë të vaksinohet kundër Covid-19

Zvicra ka vendosur të shpërblejë këdo që bind dikë të vaksinohet kundër Covid. Kështu nëse bindni një mik të bëjë vaksinën, do të shpërbleheni nga shteti 50 franga – 46 euro.

Kjo është  iniciativa e shtetit zviceran për të bindur sa më shumë qytetarë që të imunizohen, ndërsa po diskutohet për organizimin e një jave kombëtare vaksinimi

Shtatë ditë gjatë cilave parashikohen 170 njësi lëvizëse, pika konsultimi dhe biseda telefonike, nëpërmjet rrjeteve sociale apo dhe duke u prezantuar personalisht

Advertisement

Një lëvizje e re që vjen pas asaj të ndalimit – duke filluar nga 11 tetori – të testeve falas për të personat mbi 16 vjeç dhe për ata që nuk kanë bërë as dozën e parë të vaksinës.

Vendi ka vaksinuar 57% të popullsisë. Sipas të dhënave të autoriteteve zvicerane një shtrim në spital kushton 50 mijë franga, ndërsa testimet e përjavshme i kushtojnë shtetit 50 milion franga çdo javë.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy