ZYRTARE: La Liga rikthehet në qershor, Tebas zbulon edhe një dhuratë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
ZYRTARE: La Liga rikthehet në qershor, Tebas zbulon edhe një dhuratë

Javier Tebas, presidenti i La Liga, ka konfirmuar se kampionati në Spanjë do të nisë më 11 qershor. Diccka e tillë u raportua një ditë më parë në mediat spanjolle dhe tanimë ka ardhur zyrtarizimi.

“Do të rifillojmë, me dëshirën e Zotit, me 11 qershor”, tha fillimisht Tebas.

“Ka më shumë se 130 njerëz të La Liga që po punojnë në mënyrë që të luhet futboll, në kushte të reja, përsa i përket udhëtimit, organizmit dhe gjithçkaje tjetër.

Ne jemi gati dhe dita më e rëndësishme do të jetë kur të mbarojë gara. Sezoni i ri do të rifillojë më 12 shator”, tha kreu i La Liga në vazhdim.

Advertisement

Më tej ai shton: “Vendimi për të ndalur futbollin do të ishte një katastrofë për ne. Shikoni Francën, ata morën një vendim shumë të nxituar. Duhet të vazhdojmë rrugën që kemi nisur dhe që na ka vendosur pak mbi Bundesliga dhe afër Premier League.

Së bashku me Bundesliga kemi shtyrë që të riluhet përsëri dhe do mundohemi që sa më shpejt të mbushen stadiumet me tifozë. Besoj se në vitin 2021 do të rikthehemi në normalitet. Do të jetë shumë e rëndësishme të shohim se kush do të jenë aleatët tanë. Rikthimi nuk do të thotë që nuk do të kemi humbje. Klubet tona humbasin rreth 70 milion euro dhe kjo duhet të rikuperohet”.

Mes të tjerave, Tebas zbuloi edhe diçka tjetër: “Në azilet e pleqve futbolli do të shikohet falas dhe e kemi biseduar këtë me Mediapro. Ata kanë të drejtat televizive dhe për 15 sekonda u vendos diçka e tillë. Ata kanë vuajtur dhe vazhdojnë të vuajnë. Të gjithë kanë të drejtë të shijojnë pjesën e mbetur të jetës”.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy