Zyrtari i lartë amerikan i Antidrogës në Tiranë, zbardhet axhenda e takimeve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zyrtari i lartë amerikan i Antidrogës në Tiranë, zbardhet axhenda e takimeve

Zyrtari i lartë Amerikan, ndihmës Sekretari për Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit Todd D. Robinson pritet të zhvillojë një vizitë zyrtare në Shqipëri. Todd D. Robinson do të jetë në Tiranë në datat 18-20 mars bën me dije Departamenti i Shtetit.

Ai pritet që të zhvillojë një takim me kreun e qeverisë Edi Rama dhe me përfaqësues të organeve kundër trafikut të narkotikëve dhe të drejtësisë.

Fokusi i vizitës është përcjellja e mesazhit se SHBA mbështet punën e Shqipërisë për forcimin sundimi i ligjit, luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe ndërtimi i institucioneve të forta.

Pas Tiranës, ndalesa e radhës në datat 20-22 mars, Ndihmës Sekretari Robinson do të udhëtojë në Prishtinë, Kosovë, ku do të takohet me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani dhe me partnerët në sektorin e zbatimit të ligjit dhe drejtësisë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy