Zyrtari i OBSH: Një valë e dytë mund të ishte fatale për miliona persona nga e gjithë bota

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zyrtari i OBSH: Një valë e dytë mund të ishte fatale për miliona persona nga e gjithë bota

Miliona persona mund të humbin jetën nëse do të kemi një valë të dytë të pandemisë së koronavirusit. Paralajmërimi është bërë nga Dr. Ranieri Guerra, ndihmësi i drejtorit të përgjithshëm të OBSH-së për nismat strategjike.

Po ashtu, Guerra shtoi se koronavirusi i ri, deri më tani, është “sjellë” sipas parashikimeve të bëra nga zyrtarët e OBSH.

“”Krahasimi është me Gripin Spanjoll, i cili u soll ashtu si Covid: u zbeh gjatë verës dhe rifilloi ashpër në shtator dhe tetor, duke u bërë shkak për 50 milion vdekje gjatë valës së dytë,” tha Guerra, gjatë një interviste për Rai TV në Itali.

Advertisement

“Pandemia po sillet ashtu siç ne kishim supozuar,” shtoi ai. Komentet e zyrtarit të OBSH vinë në një kohë kur disa vende europiane, dhe kudo në botë, kanë nisur që të lehtësojnë masat shtrënguese të vëna muaj më parë për të limituar përhapjen e virusit.

Zyrtarët e BE pritet që të vendosin se cilat vende do t’i nënshtrohen kufizimeve të udhëtimit pas hapjes së kufijve për udhëtime ndërkombëtare. Pritet që shtetas nga vende si Amerika e Veriut dhe ajo e Jugut të mbeten jashtë listës.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy