Zyrtari rus: Zelensky “kukull” e SHBA-ve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zyrtari rus: Zelensky “kukull” e SHBA-ve

Një ish-këshilltar i presidentit rus, Vladimir Putin, Sergej Markov tha më herët se presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky është “kukull” e SHBA-ve.

Në një intrevistë për Skynews, zyrtari rus e përshkroi presidentin ukrainas si një “kukull” të SHBA-ve, ndërsa këmbëngul se Ukraina nuk ka qenë vend i pavarur që nga aneksimi i Krimesë në vitin 2014.

Skynews raporton se Arkov iu shmang pyetjes nëse pushtimi i Ukrainës nga Rusia është shkelje e ligjit ndërkombëtar.

Advertisement

“Ndjejmë shumë keqardhje për mijëra njerëz që u vranë pas fillimit të operacionit ushtarak në Ukrainë… por na vjen shumë keq edhe për dhjetëra mijëra qytetarë ukrainas që janë vrarë nga krimineli, regjimi ukrainas”.

I pyetur se cili është arsyetimi për këtë luftë në Ukrainë, z. Markov tha: “Ukraina është një vend vëlla me Rusinë e cila është pushtuar, kërcënimi për Rusinë është një okupim nga një regjim neo-nazist”.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy