​Pesë vjet nga lamtumira e fundit për të vrarët e Grupit të Kumanovës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Mijëra qytetarë nga mbarë vendi, por edhe nga troje të tjera shqiptare, para pesë vjetësh ua dhanë lamtumirën e fundit tetë prej nëntë kosovarëve të vrarë në Kumanovë të Maqedonisë.

Sigma Doors

Pas homazheve dhe një akademie përkujtimore, djem me uniforma të UÇK-së kanë përcjellë për në banesën e fundit, në kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve, në Prishtinë, trupat e Xhafer Zymberit, Mirsad Ndrecajt, Valon Kabashit, Turgaj Gashit, Samid Kastriotit, Hysen Rushitit, Fatlum Vishesellës dhe Arben Rexhajt.

Nga Këshilli Organizativ, në përbërje të shoqatave të dala nga lufta, familjarëve e personaliteteve të tjera, të rënët në Kumanovë gjatë një konflikti me policinë maqedonase më 9 dhe 10 maj, janë nderuar si dëshmorë. Përveç disa deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje e të AAK-së, askush nga institucionet e larta të shtetit nuk ka qenë as për homazhe e as në varrimin e organizuar në kryeqytet.

Advertisement

Teksa varrimi është mbajtur në orën 17.00 në praninë e mijëra qytetarëve nga tërë Kosova, paraprakisht në sallën e sporteve “1 Tetori” janë bërë homazhe për më shumë se një orë, ndërsa është mbajtur edhe një akademi përkujtimore.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy