Kryeministri i Kroacisë Andrej Plenkoviq priti sot në takim komisionarin e Komisionit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi me të cilin ka biseduar mbi procesin e zgjerimit të BE-së, njoftoi qeveria kroate.

Plenkoviq theksoi nevojën e hapjes sa më të shpejtë të bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në Bashkimin Evropian.

U diskutua për situatën në Bosnje dhe Hercegovinë dhe proceset reformuese në atë vend.

Plenkoviq theksoi rëndësinë e ndryshimit të ligjit zgjedhor të Bosnjës dhe Hercegovinës, me qëllim që të sigurohet barazia e kroatëve si popull përbërës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ai theksoi se reforma zgjedhore është vendimtare për funksionalitetin dhe stabilitetin e Bosnjës dhe Hercegovinës, si dhe për të ardhmen e saj evropiane, në të cilën Bosnjës dhe Hercegovinës ka mbështetjen më të madhe nga Kroacia.

The post ​Plenkoviq: Të hapen sa më shpejt bisedimet për hyrjen e Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut në BE appeared first on Telegrafi.