Osmani: Nga vullneti i të dyja palëve varet fati evropian i Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani në “Programi 200”, tha se shkaku i Maqedonisë po bllokohet Shqipëria dhe i gjithë rajoni në procesin e integrimeve.

Ai, theksoi sonte se nga vullneti i të dyja palëve varet fati evropian i Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

“Në procesin e integrimeve jemi të bllokuar, dhe për shkak neve është edhe Shqipëria e bllokuar, i tërë rajoni është i bllokuar për shkak të kësaj çështjeje, dhe nga vullneti i të dyja palëve varet fati evropian i Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, dhe barra e këtyre dy palëve që bisedojnë është shumë më e madhe se vetëm tejkalimi i dallimeve ndërmjet dyja vendeve. Vullnet të mirë pashë, dinamikë kemi vendosur, kalendarë kemi definuar, strukturën e kemi përcaktuar, tani na mbetet të vazhdojmë me këtë dinamikë”, tha Osmani./Alsat/

Osmani: Nga vullneti i të dyja palëve varet fati evropian i Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy