Osmani-Kofod: Danimarka është partner serioz, mik i sinqertë dhe mbështetës i fortë i integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot ishte nikoqir i Ministrit të Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Danimarkës, Jepe Kofod, i cili po qëndron për vizitë pune në vendin tonë, në kornizë të turneut në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në takim, nga ana e ministrit Kofod u paralajmërua donacioni danez prej një milion vaksinave për rajonin e Ballkanit Perëndimor, nga të cilat 250 000 për Republikën e Maqedonisë së Veriut, me ç’rast Osmani theksoi: “Duke e marrë parasysh sfidën e përhapjes së shpejtë të valës së re të pandemisë, ky donacion i një sasie të konsiderueshme vaksinash është me të vërtetë në kohën e duhur, në një kohë kur vendi po zhvillon një fushatë serioze për imunizimin masiv të popullsisë, e cila sigurisht është shumë e rëndësishme për ne.”

Siç njoftojnë nga MPJ, tema qendrore e takimit ishte natyrisht dosja evropiane e Maqedonisë së Veriut si dhe i gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor.

“Pozicioni i fuqishëm dhe parimor i Mbretërisë së Danimarkës për një qasje të rreptë por të drejtë në procesin e zgjerimit, janë në të njëjtën kohë parime që bazohen në Metodologjinë e re për procesin e negociatave dhe kjo qasje e drejtë është ajo që ne e duam, të cilën ne konsiderojnë se është edhe në interesin tonë, parime që na vënë në situatë të evropianizimit të përforcuar të shoqërisë sonë. Dua ta bëj të qartë se Danimarka është një partner vërtetë serioz për ne, një mik i sinqertë dhe një mbështetës i fortë i integrimit tonë evropian,” tha Osmani në kontekstin e perspektivave evropiane të vendit.

Advertisement

Ministrat diskutuan gjithashtu sfidat aktuale globale që aktualisht janë në fokusin e interesit politik të të dyja vendeve, paparashikueshmërinë e situatës në Afganistan, e cila është një vatër e mundshme për një krizë të re humanitare. Si vende të NATO -s, ministrat ranë dakord që ne së pari duhet të ndihmojmë ata qytetarë që kanë qenë aleatët tanë në misionin tonë në Afganistan gjatë 20 viteve të fundit, siguria dhe jeta e të cilëve dhe e familjeve të të cilëve është e rrezikuar.

 

Osmani-Kofod: Danimarka është partner serioz, mik i sinqertë dhe mbështetës i fortë i integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy