Kofod: Ne jemi të impresionuar nga zhvillimi i reformave në Maqedoninë e Veriut

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ne jemi të impresionuar nga ritmi i reformave në Maqedoninë Veriore dhe shpresojmë të fillojmë bisedimet e anëtarësimit të vendit në BE sa më shpejt të jetë e mundur, shkruan në “Twitter” Ministri i Punëve të Jashtme të Danimarkës, Jeppe Kofod, pas takimit të djeshëm me homologun e tij nga Maqedonia e Veriut Bujar Osmani.

“Ne jemi të impresionuar nga ritmi me të cilin po ndodhin reformat në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ne shpresojmë të hapim negociatat e pranimit me BE sa më shpejt të jetë e mundur. Një shembull i mirë për rajonin”, shkruan Kofod.

Kofod e përshkroi takimin me Osmanin si të frytshëm, duke theksuar se “ata patën një dialog konstruktiv me një koleg të mirë mbi gjeopolitikën e Ballkanit Perëndimor”./Telegrafi/

Kofod: Ne jemi të impresionuar nga zhvillimi i reformave në Maqedoninë e Veriut shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy