Zaev: Luksemburgu është partner i afërt i Maqedonisë së Veriut dhe zë i rëndësishëm në Komisionin Evropian

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri Zoran Zaev u takua me homologun e tij nga Luksemburgu Xavier Bettel, njoftojnë nga zyra e shtypit të Qeverisë.

“Në takimin me Bettel, Kryeministri Zaev theksoi se Luksemburgu, si një nga mbrojtësit më të zëshëm të zgjerimit të BE-së, është një partner i ngushtë i Maqedonisë së Veriut dhe një zë i rëndësishëm në Komisionin Evropian për vendin tonë, për fillimin e negociatave të anëtarësimit në BE”, thuhet në deklaratën e Qeverisë.

Zaev, shtojnë nga atje, e vlerësoi si parimor qëndrimin e Luksemburgut lidhur me veton bullgare si çështje për të cilën nuk mund të negociohet sepse çështjet e identitetit dalin nga e drejta e vetëpërcaktimit.

Kryeministri Bettel në takim theksoi se pas të gjitha vendimeve të cilat i miratuan Kryeministri Zaev dhe Maqedonia e Veriut, ky shtet e meriton vendin në BE-së dhe e ftoi Kryeministrin Zaev që rreth temave në interes të të dyja vendeve, siç janë nxitja e bashkëpunimit të tërësishëm ekonomik mes dy vendeve, si dhe mundësitë për investime të huaja të drejtpërdrejta të kompanive nga Luksemburgu në Maqedoninë e Veriut, të bisedojnë gjatë shëtitjes në qytet./Telegrafi/

Advertisement

Zaev: Luksemburgu është partner i afërt i Maqedonisë së Veriut dhe zë i rëndësishëm në Komisionin Evropian shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy