Osmani-Reuten: Parlamenti Evropian në vazhdimësi i jep mbështetje perspektivës evropiane të Maqedonisë së Veriut

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, u takua me eurodeputetin Thijs Reuten (Grupi Socialist, Holandë), i cili po qëndron për vizitë pune në Maqedoninë e Veriut, njoftojnë nga MPJ.

Nga atje njoftojnë se në takim u shkëmbyen mendime për zhvillimet aktuale në kuadër të procesit të integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut, perspektivat për fillimin e negociatave për anëtarësim, si dhe për zhvillimet e fundit të brendshme politike.

“Osmani theksoi se Parlamenti Evropian në vazhdimësi i jep mbështetje parimore perspektivës evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe shprehu pritjen që kjo mbështetje të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Bashkëbiseduesit, krahas zhvillimeve aktuale politike në vendin tonë, diskutuan edhe për komunikimin bilateral me Bullgarinë në përpjekjet për tejkalimin e bllokadës së Korrnizës negociuese, për dinamikën rajonale dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore”, njoftojnë nga MPJ.

Advertisement

Eurodeputeti, Thijs Reuten, shtojnë nga MPJ, riafirmoi mbështetjen e tij dhe i vlerësoi pozitivisht rezultatet reformuese të Qeverisë, siç është konstatuar në Raportin e fundit të Komisionit Evropian, si dhe kontributin aktiv të vendit në promovimin e bashkëpunimit rajonal dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore./Telegrafi/

Osmani-Reuten: Parlamenti Evropian në vazhdimësi i jep mbështetje perspektivës evropiane të Maqedonisë së Veriut shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy