10 arsye pse Programi ndërkombëtar master për menaxhment dhe organizim në Fakultetin Ekonomik në Lubjanë, është zgjidhja më e mirë!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
10 arsye pse Programi ndërkombëtar master për menaxhment dhe organizim në Fakultetin Ekonomik në Lubjanë, është zgjidhja më e mirë!

A dëshironi të përparoni në biznesin tuaj dhe t’i realizoni qëllimet profesionale me zgjedhje të duhur, pas studimeve postdiplomike.

Pikërisht studimet postdiplomike në menaxhment dhe organizim, që bëhen në Shkup, në akademinë ndërkombëtare të biznesit në Fakultetin Ekonomik – Lubjanë (SEB LU – School of Economics and Business, University of Ljubljana) është mundësi e shkëlqyer të bëheni pjesë e akademisë botërore dhe bashkësisë së biznesit.

Kemi ndarë 10 arsye pse zgjidhja e mirë për studimet tuaja diplomike është pikërisht ky program master:

1. Fakulteti Ekonomik – Lubjanë, është themeluar në vitin 1946 dhe ka reputacionin e institucionit më të mirë të arsimit të lartë në fushën e ekonomisë dhe menaxhmentit në Slloveni. Është i vetmi fakultet në Evropën Juglindore me akreditimet më të larta ndërkombëtare EQUIS, AASCB dhe AMBA – akreditime që i posedojnë më pak se 5% e biznes shkollave në të gjithë botën. Sipas Financial Times, Programi ndërkombëtar master për menaxhim dhe organizim është i radhitur në 96 programet më të mira “Master in Managment”, nga e gjithë bota. Programi është i konceptuar dhe i dedikuar për ekonomistë dhe trajnim menaxherial të profesionistëve nga fusha të tjera: inxhinierë, avokatë, farmacistë, mjekë …. Që nga viti 2005 ky program ndërkombëtar pasdiplomik në menaxhim dhe organizim është mbajtur në qendrën rajonale në Shkup, ku profesorët vijnë nga Lubjana dhe mbajnë ligjërata dhe provime në qendër të Shkupit.

Advertisement

2. Fakulteti Ekonomik – Lubjanë është radhitur i 45-ti në listën botërore të biznes shkollave.

3. Pas përfundimit të studimeve, merrni diplomë afariste dhe akademike botërore, në gjuhën angleze dhe sllovene, e cila është vlefshme në të gjithë botën.

4. Programi master zhvillohet në Shkup për 15 vjet, ku profesionistë dhe menaxherë nga kompani dhe dhe banka të njohura, i kanë vendosur bazat e tyre për sukseset dhe përparimin në karrierë.

5. Me përfundimin e programit master për menaxhim dhe organizim, arrini specializim me zgjedhjen tuaj në fushat e: ekonomisë, financave, marketing, strategji, menaxhim, menaxhim me resurset njerëzore, negociim, mendim proaktiv dhe veprim kreativ.

Advertisement

6. Ligjërimet akademike 2020/2021 do të realizohen në mënyrë dinamike dhe hibride, duke respektuar të gjitha protokollet për siguri në periudhën e pandemisë globale me COVID-19. Semestri i parë do të realizohet online, ndërsa pjesa tjetër e studimeve me mundësi të pranisë fizike në Qendrën Edukative në Shkupi M6. Mësimi dhe provimet do të bëhen dy herë në muaj, të premten pasdite dhe të shtunën paradite.

7. Gjuha angleze është gjuha zyrtare e studimeve, ndërsa të gjithë pasdiplomikët marrin materiale të nevojshme dhe botimet e fundit nga Anglia dhe SHBA-të.

8. Programi master për menaxhim dhe organizim i përmban këto 15 lëndë:
Mikro dhe makro ekonomia, Biznes rrethina, Organizimi dhe menaxhimi, Menaxhmenti strategjik, Logjistika dhe menaxhmenti operativ, Menaxhmenti financiar, Marketingu për menaxher, Menaxhmenti i resurseve njerëzore, Sistemi për ndihmë gjatë vendosjes, Negociimi, Hulumtimet biznesore, Kontabiliteti për menaxherët, Menaxhmenti ekonomik dhe tre lëndë zgjedhore nga fusha e financave, marketingut, resurseve njerëzore, menaxhmentit shëndetësor …

Advertisement

9. Me qëllim që të arrihet cilësi e lartë në arsim, numri i studentëve për një gjeneratë është i kufizuar deri në 25. Dëshmia më e mirë janë përvojat e atyre që e kanë përfunduar këtë program, në mesin e të cilëve janë Hristina, Darko dhe Ana, të cilët kanë disa punë për t’ju treguar për programin master në School of Economics and Business (SEB LU), University of Ljubljana.

Hristina Lozanoska, themeluese dhe pronare e Institutit VITA, më herët ka thënë: “Arritje e pritshmërive! Duhet të them që jam e kënaqur që e kam investuar kohën dhe energjinë”.

Ana Stojanoska, bashkëpunëtore e re në Bankën Komerciale Shkupi: “Kam marrë njohuritë më të mira që mund të na japin edhe të pazënvendësueshmen. Unë jam e sigurt në zgjedhjen time dhe shpresoj që edhe të tjerët ta bëjnë”.

Darko Petrovski, themelues dhe pronar i Talent Business Incubator Step Up dhe kryetar i Asociacionit të Maqedonisë për Resurse Njerëzore: “Atë që e kam mësuar në studimet master në Fakultetin Ekonomik – Lublanë në Shkup, me të vërtetë më ka ndihmuar në jetën profesionale dhe personale, të vendos dhe të arrijë sistem të lartë të vlerave”.

Advertisement

10. Programi ndërkombëtar master ofron mundësi të shkëlqyer për kontakte me mjedisin e biznesit, si pjesë e Alumni klubit me më shumë se 10.000 anëtarë dhe Asociacionit ndërkombëtar të biznesit “Beta Gamma Sigma”.

Bëjeni hapin e parë drejt zhvillimit profesional dhe karrierës dhe regjistrohuni në linkun vijues:

https://bit.ly/apply_here_IBAmaster

Për më shumë informacione drejtohuni tek koordinatorja rajonale e Fakultetit Ekonomik – Lublanë SEB LU në Shkup, Melita Skullovska.

Advertisement

Mobile phone (Viber & WhatsApp): +389 (0)70 338 570

Skype: melita.sekulovska
Email: [email protected].

10 arsye pse Programi ndërkombëtar master për menaxhment dhe organizim në Fakultetin Ekonomik në Lubjanë, është zgjidhja më e mirë! shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy