minibus hire UK cloud hosting fuel prices struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel
104 deputetë të Maqedonisë votuan kundër agresionit rus ndaj Ukrainës, ka edhe disa deputetë që votuan kundër - Struga.info


104 deputetë të Maqedonisë votuan kundër agresionit rus ndaj Ukrainës, ka edhe disa deputetë që votuan kundër

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kuvendi mbrëmë votoi Deklaratën për dënimin e sulmeve ushtarake që rrezikojnë integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës.

Gjithsej 104 deputetë votuan “për”, një deputet votoi i përmbajtur dhe “kundër” votuan dy deputetët e partisë E majta dhe Ivan Stoilkoviq nga Partia Demokratike Serbe.

Deklarata u parashtrua nga deputetja Monika Zajkova dhe Maja Moraçanin dhe aty thuhet se në histori, njerëzimi ka dëshmuar shumë luftëra dhe konflikte ushtarake nga ku çmimin me jetë e kanë paguar vetëm njerëzit e pafajshëm.

““Ne konsiderojmë se agresioni i paprovokuar rus kundër Ukrainës është një shkelje e hapur e së drejtës ndërkombëtare, e cila rrezikon arkitekturën evropiane të sigurisë dhe rrezikon paqen e kontinentit. Ne respektojmë të drejtën e Ukrainës, si dhe të çdo shteti sovran, për të vendosur në mënyrë të pavarur për rendin e vet të brendshëm dhe për prioritetet e veta ndërkombëtare. Ne kërkojmë nga institucionet përkatëse që të jenë në koordinim të ngushtë me vendet anëtare të NATO-s si aleatët tanë dhe vendet anëtare të BE-së në drejtim të angazhimit të përbashkët për të mbështetur përpjekjet diplomatike për ndërprerjen e menjëhershme dhe të pakushtëzuar të armiqësive në territorin e Ukrainës”, thuhet në deklaratën.

Advertisement

Kujtojmë se sot është dita e tetë e pushtimit rus në Ukrainë, ndërsa Maqedonia tashmë ka vendosur disa sanksione kundër Rusisë./Telegrafi/

The post 104 deputetë të Maqedonisë votuan kundër agresionit rus ndaj Ukrainës, ka edhe disa deputetë që votuan kundër appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy