14 policë nga 103 të izoluarit rezultuan pozitiv në Kovid-19

Pinterest LinkedIn Tumblr +

14 policë nga 103 të izoluarit rezultuan pozitiv në Kovid-19, 8 prej tyre janë nga njësiti i EBR-së. Alsat paraprakisht informoi se 103 pjesëtarë të policisë u futën në izolim. Megjithatë akoma nuk është e njohur se si ata erdhën në kontakt me personat e infektuar me Kovid-19. Jozyratrisht në mesin e të infektuarve ka edhe nga Ohri, që do të paraqes edhe rastin e parë nga ky qytet.

103 pjesëtarëve të policisë u është shqiptuar masa e izolimit. Akoma nuk dihen detaje se si erdhi deri tek kontakti me të infektuar me Kovid-19, megjithatë Alsat jozyrtarisht mëson se 103 pjesëtarët e policisë që janë futur në izolim vijnë nga Shkupi, Tetova dhe qytetet tjera të vendit dhe bëhet fjalë për pjesëtarë të njësitit për intervenim të shpejtë EBR.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy